Analiza e Arjan Çanit: Amerikanët për të ruajtur fytyrën e vet, do e nxjerrin Berishën të fun…

Arjan Çani, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale qe do te mbahen ne 6 mars. I ftuar ne emisionin “Te Paekspozuarit”, Çani tha se do te behen te gjithe perpjekjet qe Berisha te dale i treti ne keto zgjedhje “per te ruajtur fytyren”.

Pjese nga biseda:  

Arjan Çani: Ketu nuk behen zgjedhje, ketu behen makinacione. Do i therrasim mendjes? Sipas jush, keto nuk jane zgjedhje midis nje kandidati lokal, por jane futur elefantet.


Meqe merrni Shkodren si bastion i se djathtees. Sipas teje, Tom Doshi, do Te rrije indiferent? Nese jo, kujt do ja jape votat? Une them do ja jape Bashes. Ja kete nuk kuptoni ju. Rama do te luaje fort qe Berisha te dale i treti, sepse i eshte dhene urdher nga amerikanet.

Nikoll Lesi: Atehere mos te shkojme fare ne votime.

Ylli Rakipi: Pse mendon se Amerika mund te fuse doren ne votime, te vjedhin edhe amerikanet vota po thua?

Arjan Çani: Pse po behet gjithe kjo lufta? Jane dy-tre njerez qe paguhen. Nese amerikanet duan te ruajne fytyrat, duhet patjeter te dale Berisha i treti. eshte lufte qe behen underground, edhe pse amerikanet kane dale edhe publikisht e thone troç, Berisha nuk duhet te jete kryetar i asnje partie. Ti do te shohesh qe do te behet gjithçka… Jo se duan Bashen, duhet hequr Berisha ne fillim. Perse hiqni amerikanet nga loja? Ata dy-tre amerikane qe mbulojne Shqiperine. Puna nuk eshte kush voton, por kush numeron.

Ylli Rakipi: Nuk e ben Toma kete, se edhe Toma ka nje personalitet te vetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.