Prapaskenat/ Rikthimi i Arben Imamit si drejtues politik. Lidhja me Zonjën Topalli

Arben Imami, ish-deputet dhe ish-minister ne Qeverine Berisha, nje prej kritikeve te forte te Bashes, do te drejtoje fushaten e kandidatit te koalicionit “Shtepia e Lirise” ne Shkoder, Bardh Spahia.

Prezantimi i Imamit eshte bere dje nga ish-Kryeministri Berisha gjate nje takimi ne shtabin elektoral te kandidatit Spahia, ndersa pjese e struktures elektorale do te jene edhe deputete dhe ish-deputete, ish-drejtues te pushtetit vendor ne Shkoder, por edhe kryebashkiakja ne detyre, Voltana Ademi.

Por pse u zgjodh Arben Imami si drejtues fushate ne bashkine me te madhe ne veri te vendit?

Imami ka qene drejtues politik per PD ne Qarkun e Shkodres ne vitin 2015 dhe ne vijim per disa vite, derisa nisi edhe perp lasja mes tij dhe Bashes.

Ne vitin 2015, referuar zhvillimeve te kohes, te vetmit qe kundershtonin Imamin si drejtues politik, ishin disa prej mbeshtetesve te ish-Kryeparlamentares Topalli. Por edhe keto mosmarreveshje u shehuan me kalimin e kohes, çka beri qe ish-ministri i Mbrojtjes, te kthehet ne nje ruajtes ekuilibrash, por edhe te bashkoje grupimet ne strukturat e demokrateve.

Duket se raportet e mira te krijuara nga Imami me strukturat e PD, si dhe qendrimi i tij, jashte perp lasjeve apo klaneve qe kane shoqeruar keto struktura ne degen e Shkodres, kane bindur Berishen qe ai te jete drejtues fushate.

Pas perp lasjeve me Bashen, Imami u shfaq disa here publikisht, madje edhe me ish-Kryeparlamentaren Jozefina Topalli, duke paraqitur qendrimet e tyre mbi zhvillimet ne PD, por edhe duke dhene disa propozime, qe nuk u moren parasysh nga Basha, per zgjidhjen e krizes. Pas kesaj, Imami u terhoq nga jeta aktive politike, madje nuk ishte pjese as e Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, dite kur u vendos shkarkimi i Bashes si kryetar i PD dhe u miratuan disa ndryshime statutore, qe presin verdiktin nga Gjykata e Tiranes.

Ish-deputeti nuk u perfshi as ne Grupin e Rithemelimit te PD, ndersa duket se rikthimin ne politiken aktive do e realizoje permes zgjedhjeve te 6 marsit, ku iu besua edhe fushata per nje nga bashkite kryesore ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.