Meta mbledh sot Keshillin e Sigurise, ja kush do te shkoje ne Presidence ne vend te Rames dhe Xhackes

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e Keshillit te Sigurise, ku do te diskutohet per situaten ne te cilen ndodhet Ukraina, teksa Rusia shton presionet per ta pushtuar.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhacka nuk mund te jene sot pjesemarres ne mbledhje, pasi ndodhen ne SHBA ne nje vizite 4-ditore.

Burime per mediat bejne me dije se Rama do te zevendesohet ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ndersa ne vend te Xhackes do te jete zv.ministrja Megi Fino.

Leave a Reply

Your email address will not be published.