Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi bëhen bashkë kundër Berishës me fjalim të njëjtë

Sekretari i Pergjithshem te Partise Demokratike Gazment Bardhi ka aku zuar ish-kryeministrin Berisha se pergjate fushates se tij per zgjedhjet e 6 Marsit nuk eshte marre me kandidatet e PS por me ata te PD. Bardhi thote se Berisha betejen e ka me demokratet.

Statusi i Gazment Bardhit

Berisha po dem askon veten dita dites duke sulmuar vetem Partine Demokratike dhe demokratet. Asnje fjale per kandidatet e Partise Socialiste ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem shpifje per kandidatet e Partise Demokratike.

Betejen e ka me PD dhe demokratet, jo me regjimin e Rames. Kete metode ka futur edhe tek ato pak njerez qe i shkojne nga pas ne 6 bashkite. Nuk i interesojne demokratet, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetem te furnizoje me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashke me Meten ndaj SHBA.

Çdo vote per “Shtepine e Ilirit” eshte vote kunder demokrateve, kunder PD, dhe vote qe fuqizon pushtetin e Edi Rames.

Taulant Balla, drejtues politik i qarkut Fier ka prezantuar kandidaten e partise socialiste per bashkine e Lushnjes, Eriselda Sefa.

Balla tha se Sefa eshte njeriu i duhur per te drejtuar bashkine e Lushnjes teksa u shpreh i bindur se do t’i mundi kundershtaret e saj ne kete beteje pasi vota ne zgjedhjet e 6 marsit do te jete vote per punen dhe per te vijuar me investimet.

Drejtues politik i qarkut Fier permendi edhe arsyet sipas tij perse kreu i shtetit i dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale.

Balla u beri thirrje lushnjareve qe te votojne Partine Socialiste sepse eshte e vetmja qe eshte aty kur kane nevoje, ndryshe nga Berisha i cili ka hallin e vet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.