Majlinda Bregu për Bashën: Lider se është me kostum. Është urgjente të flakim fodullëkun

A ka ardhur koha per nje lider me fund edhe ketu ne Shqiperi?! – ka pyetur troç Salsano, se cilit Bregu i eshte pergjigjur se pavaresisht se koha ka kohe qe ka ardhur e shume gra kane marre tashme pozicione te rendesishme drejtuese, politika kudo ne bote e sigurisht edhe ne Shqiperi mbetet ende shume patriarkale.

Sigurisht qe pyetjet me te shumta kane qene per zberthimin e situates politike brenda PD- se, te cilen ne daljet e saj politike e mediatike te kater viteve me pare Majlinda Bregu e kishte parashikuar qarte se PD ishte ne nje situate te vajtueshme e nese do te vazhdohej keshtu, e nesermja do te behej edhe me e vajtueshme.

Pas dy sinkronesh te rimarra e te risjella ne studion e emisionit, pikersisht nga ajo kohe Salsano dhe Adi e kane pyetur ne menyre te drejtperdrejte zonjen Bregu nese eshte me Bashen apo Berishen, ne mesin e kesaj lfte te forte qe ka nisur mes tyre, dhe pergjigjia e saj ka qene e qarte: se pozicioni si Sekretare e Pergjithme e Keshillit te Bashkepunimit rajonal nuk e lejon te mbaje qendrime te forta politike as ne Shqiperi e as ne vendet e tjera te rajonit por dhe nuk do te donte qe te hapte nje debat politik ne Shqiperi ne nje moment kur nuk eshte aktore e saj.

Por une e kam thene dhe e kam pare shume kohe me pare krejt te qarte rrugen qe po merrte Partia Demokratike dhe e them me shume dhi mbje qe situata ka qene e po vazhdon te behej gjithmone e me e vajtueshem sepse PD nuk po behet dot forca konkuruese sot per te marre pushtetin neser.

Jam keqkuptuar, perq eshur, su lmuar kur e thosha me ze te larte te verteten dhe ja ku jemi.
Sot nuk eshte çeshtja te jesh me Bashen apo Berishen. Sot kjo s’eshte me çeshtje vetem e PD-se por eshte çeshtje kombetare.

Une jam me PD, jam qe ketij vendi t’i kthehet nje alternative qeverisese, konkurruese dhe ne menyre emergjente, po te ishte ne doren time, Partia Demokratike duhet te ktheje garen e ndershme.

PD i duhet PD-se . Çfare po ndodh me PD nuk eshte me vetem ceshtje partiake, por kombetare.

Ne kemi nevoje urgjente per normalitet, per t’i ikur fodullekut, per te degjuar, per te patur mendime te ndryshme por parime te njejta, per te rikthyer voten, per te rivendosur sistemin pluralist qe lindi me PD ne Shqiperi, per te patur nje alternative qeverisese.

Gjate intervistes, Bregu saktesoi faktin se ajo vete nuk eshte larguar asnjehere nga Partia Demokratike, por e perjashtuan, sepse keshtu vendosi partia.

A do t’i rikthehet politikes ne Shqiperi, Majlinda Bregu, pasi te mbaroje dhe mandatin e saj te dyte?! Pergjigjia ka qene se ka ende shume pune per te bere dhe se çdo pune e saj vazhdon te jete e lidhur me politike, tashme jo vetem ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.