Basha një humbës serial”/ Topalli tregon çfarë përflitet mes demokratëve

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur me anëtarësinë është një mençuri, duke përmendur mocionin e mosbesimit ndaj kryedemokratit Basha.





Në një dalje për mediat, Topalli tha PD-ja ka qenë një parti me dy timonë, ku lideri historik ka imponuar agjendën e tij dhe ka ushtruar presion mbi liderin në detyrë.

“Berisha dhe përkrahësit e tij kërkojnë të legjitimojnë veten duke u kapur pas idesë se kryetari Basha nuk mund të fitojë kurrë. Ata thonë se ai është një humbës serial dhe, aq më tepër tani që sulmoi Berishën, ai do ta reduktojë PD-në në një patericë të pushtetit.





‘Në realitet është e qartë se Partia Demokratike ka pasur një problem serioz në lidhje me drejtimin e saj gjatë këtyre 8 viteve. Ajo ka qenë një parti me dy timonë, ku lideri historik ka imponuar agjendën e tij personale dhe ka ushtruar presion mbi liderin në detyrë. Kjo ka sjellë dublimin e rolit udhëheqës, dobësim të autoritetit të lidershipit, paqëndrueshmëri strategjike dhe një imazh të keq të opozitës në elektorat”, shprehu Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.