Ambasadorët, që bëjnë në Shqipëri atë që nuk munden në vendin e tyre

Ambasadoret e huaj ne Tirane sillen si rralle ne vende te tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shteteror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku akreditohen eshte minimal! Ka nje Konvente qe eshte ajo e Vjenes per sjelljen dhe praktiken dipllomatike ne bote, e cila shkelet me kembe ne Shqiperi!

Shqiptaret mund te mos jene te pasur, por bu da llenj nuk jane! Se ke zgjedhin dhe ke preferojne ata eshte puna jone si shqiptare sic eshte e amerikaneve kur zgjedhin Trampin apo Biden, sic eshte e anglezeve kur zgjedhin Blerin apo Johnsonin!

Shqiptaret e Shqiperise jane po aq te zgjuar sa edhe shqiptaret e Kosoves kur zgjodhen Kurtin heren e pare edhe kur e rizgjodhen kur e rrezuan me udhezime heren e dyte!

Na hapet barkun me show teper te lexueshem mbeshtetjesh, pasi keni humbur pikë, qe kur toleruat pavaresisht nga rrethanat, zgjedhje nje-partiake ne mes te Evropes kur nuk i toleroni ne vendet nga vini!

Por nese doni qe ta hiqni qafe nga politika shqiptare, rruga qe po ndiqni vetem i shton inatin nje pjese te shqiptareve per ta ringritur nga vari politik!

Shqiptaret jane te zgjuar dhe dine sa edhe ju qe here beni sikur nuk i njihni disa te korrptuar te tjere po aq ose me shume se Berisha e njerezit e tij, se cilet jane e ardhmja e ketij vendi!

Besojuni intuites se tyre dhe mos i of.endoni me “nderhyrjet nga jashte” te cilat nuk permbyten dot as Enver Hoxhen! Po beni te kunderten! Por me e keqja eshte se po humbni besimin e shqiptareve tek ju se jeni te sinqerte, frymezim dhe destinacion! Shume gjera rikuperohen ne jete, por kur thyhet besimi asgje nuk funksionon me pas!

Mos i ndani shqiptaret ne parcela, aq me teper te vini ne dyshim orientimin e tyre pro-perendimor, sado qofshin ne numer, aq me teper ata qe kane vuajtur per dekada se kane qene te tille!

Para 30 vjetesh ishit te justifikuar te na merrnit per dore dhe te na tregonit rrugen ne dalje nga izolimi komunist, por sot “thanks, but no thanks”! Na respektoni inteligjencen! Shtepia e Shqiptarit eshte vertete e mikut dhe e Zotit, por Zoter ne shtepine tone mos u beni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *