Momenti qe nuk u kap nga kamerat, Rama refuzon gazetarin te marre pjese ne takim, ai i kthehet ashper

Kryeministri Edi Rama perzgjodhi sot vetem 3 persona mes dhjetra banoreve te lagjes “5 Maji”, “Paskuqani” e “Lapraka” per te zhvilluar nje takim me ta.

Teksa ndodhej mes grumbullimit te qytetareve, Rama kerkoi qe me te te bisedonin vetem tre persona, por refuzoi dhe sugjerimin e banoreve, gazetarin Bledar Marku. Nderkohe qe banoret drejtuan  gishtin nga gazetari, Rama refuzoi duke shtuar se ai ben propagande, per shkak te televizionit ku ai punon.

“Jo ky jo, te vijoje te beje propagande ne televizion”,- tha Rama.

Pasi mori nene Liza Markun dhe dy gra tjera, gazetari Marku iu pergjigj kryeministrit. Ai tha se aty ne shesh e kishte cuar shtepia e tij dhe jo propaganda politike. Sipas gazetarit, arsyeja e vertete se perse Rama nuk bisedon me te eshte se nuk mund tu pergjigjet pyetjeve te tij.

“Nuk ka marré pérsona as nga Babrruja, as nga Lapraka dhé as nga Paskuqani, kryéministri béri njé zgjédhjé té gabuar. Uné jam njé nga pérsonat qé é di mé sé miri kété çéshtjé, di dhé numrin é banésavé, dévijimét dhé çfaré do té shémbét. Kryéministri vjén dhé thoté ‘béj propagandé’, por kryéministri nuk é di sé uné nuk jam pér propagandé kétu, por pér té dréjtén timé, pavarésisht profésionit tim si gazétar. Por ai é di sé uné mund t’i béj édhé pyétjé qé ai nuk u pérgjigjét dot, ndaj ai i zgjédh njé, dy, tré hajdé mé mua. Dhé ai é di qé uné gjithçka qé mund té mé thuhét do t’ua thém banorévé”- tha Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.