Shehi: Shkarkimi s’i bën dëm Metës, Rama po tremb pasardhësin e Metes dhe po i tregon se kush e ka pushtetin ne dore….

Nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i LZHK Dashamir Shehu e ka quajtur një shkatërrim të institucionit të presidencës. Nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc,  Shehi tha se lufta që sipas tij po bëhet për shkakrimin e Metës, po shkatërron institucionin e presidencës.

“Qëndrimi im që ka ditë që e them, unë i kam dalë për zot institucionit të presidentit jo Ilir Metës, janë 2 gjëra krejt të ndryshme. Sot është Meta president nesër do jetë një tjetër. Që do të thotë kjo maxhorancë po shkatërron institucionin e presidentit përtej gabimeve të Metës. Presidenti largohet për 3 muaj, dhe vetëm në një shtet të marrësh si Shqipëria bëhet një luftë kaq me hunj me gurë e me drejt e shejtan kundër institucionit të  presidentit. Ne duhet të ruajmë fytyrën e shtetit shqiptar”, tha Shehi në “Radarin Informativ”.

Sipas Shehit largimi nuk i bën asnjë dëm Metës, por shtetit shqiptar pasi nëse shkarkohet presidenti, kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit tonë.

“Largimi është precedent se s’ka ndodhur ndonjëherë. Po u largua presidenti krijohet një precedent, ai që vjen pas këtij është gjysmë president sepse do të vijë i trembur ai se thotë të hiqkan këto.

Leave a Reply

Your email address will not be published.