Bushati flet plot siguri: Buldozeri i Berishës do e prishë gardhin e Bashës, por disa do t’i zërë

Njē debat mes analistit Andi Bushati dhe opinionistit Vehap Kola, lidhur me ngjarjet nē Partinē Demokratike dhe kush e ka shumicēn nē kētē parti, ka ndodhur gjate emisionit.

Bushati tha se ēshtē e qartē qē shumicēn absolute e ka Berisha dhe se kush mendon tē kundērtēn, thjesht bēhet qesharak. Ai tha se PD ēshtē parti e Berishēs dhe kjo gjē nuk vihet nē diskutim.

“Unē kam njē sugjerim, na marri njerēzit pēr qesharakē, po vazhduam me debatin kush ēshtē shumicē dhe kush ēshtē pakicē. Kētē e ka marrē vesh i madh dhe i vogēl. E di kush ēshtē problemi?

Ne mund tē diskutojmē qē shumica dērrmuese e PD, me nē krye Berishēn i bēn mirē apo keq opozitarizmit? S’ka mē faktor Basha, ka marrē fund. Tē marrin pēr budalla po tē thuash se ekziston Basha me pesē veta aty“, tha Bushati.

Ndērkohē, Vehap Kola vijon t’i mēshojē idesē se situata ēshtē dinamike dhe nuk e dimē se kush e ka shumicēn nē parti. Ai e konsideroi njē grusht shteti lēvizjen e Berishēs.

Andi Bushati: Problemi ēshtē, se unē jam nga ata qē besoj se grusht shteti bēhet edhe nē emēr tē shumicēs. Kur je shumicē, duke shkallmuar ligje… Berisha po tregon qē ēshtē shumicē dērrmuese nē PD. Ka njē pakicē qē merrem me presjet. Pērveçse grusht shteti ndaj njē pakice qē nuk do tē dorēzojē vulēn, do tē lexojē statutin si tē dojē. Kur ke tē tillē pengesa, duhen shembur me çdo mjet. Unē kam njē sugjerim, na marri njerēzit pēr qesharake, po vazhduam me debatin kush ēshtē shumicē dhe kush ēshtē pakicē.

Kētē e ka marrē vesh i madh dhe i vogēl. E di kush ēshtē problemi? Ne mund tē diskutojmē qē shumica dērrmuese e PD, me nē krye Berishēn i bēn mirē apo keq opozitarizmit? S’ka mē faktor Basha, ka marrē fund. Tē marrin pēr bdalla po tē thuash se ekziston Basha me pesē veta aty…

Vehap Kola: Mua nuk mē intereson, nēse kam mendim tē drejtē, ndonēse nuk pērqafohet nga shumica. Mund tē na marrin edhe pēr budallenj… Por nuk mund tē supozoj qē shumica e demokratēve, duan tē pērdoret partia pēr qēllime qē nuk ēshtē krijuar. Qēllimet e njē partie politike, nuk janē pēr ti bērē kritikē qēllimeve imperialiste….

Andi Bushati: Kētu jemi dakord bashkē. Sali Berisha ka fituar PD-nē, a ēshtē kjo e mirē apo e keqe? Ka hyrē buldozeri aty.

Vehap Kola: Ju keni patur njē preferencē pēr Ramēn. Edhe  Berisha do tē reformojē PD-nē… Ajo ēshtē fushatē piari, me regji qēndrore. Vetēm takimi i djeshēm, nuk e dimē sa ka kushtuar. Kam gēlltitur gjuhēn nga teknologjia e shtrenjtē e pērdorur. Realitetin nē terren nuk e pret me thikē.

Andi Bushati: A do tē them e ka Basha shumicēn? Hajde dhe themi dhe e bējme Portokalli kētu, tē qeshin njerēzit…

Vehap Kola: Dita ditēs ndryshon, ēshtē dinamike. Sapo mē njoftoi dikush, qē 30 veta qē kishin nēnshkruar pēr 11 dhjetorin, janē tērhequr dhe kanē firmosur pēr 18 dhjetorin. Situata ēshtē dinamike nē terren. E keni shenjestruar Bashēn qē nuk po bēn kundērslm ndaj Berishēs, ai po e bēn kundērslmin po ja merr terrenin.

Na qeshin njerēzit, nēse bējme debatin se kush ēshtē shumicē. Berisha fatkeqēsisht ka fituar nē mēnyrē dērrmuese PD-nē. A na bēn mirē ne kjo gjē? Po thatē Berisha ēshtē pakicē… Ajo ēshtē parti e Saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.