Amerika jep vlersimin pozitiv per drejtesin shqiptare. / Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis…

Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Drejtësisë Saimir Tahiri, i cili do të vuajë dënimin me burg.

Jaço shprehet në deklaratën e tij se ky dënim ka ndezur sinjalin e parë se drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet dhe se fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë mund të ndëshkohen, po çrrënjos kulturën primitive, thelbi i problemeve në Shqipëri.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë thekson më tej se ky institucion e ka ngritur këtë shqetësim prej kohës. Sipas tij, ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm, por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik!

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.

Por vendimi për ish-ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtur një Kapje të saj pas viteve ’90.

Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm, por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *