Berisha ia kthen me te njeten medalje Bashes / Vota për Bashën është si ta hedhësh në një pus të zi…..

Sali Berisha ka prezantuar paraditen e së dielës në Njësinë Administrative Sukth kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Durrësin, Ardian Muka. Ndërsa theksoi se është një kandidat i zgjedhur nga vetë demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Muka ka arritur aty ku është me punë dhe se i beson plotësisht pikërisht sepse u zgjodh nga anëtarësia. Gjithashtu berisha nuk ka mundur te anashkaloj ato thembime qe I ben basha ne cdo deklarate I cili po ben e gjithashtu edhe ne postimet me facebook, ku ky I fundit eshte bere tashme fushbeteja e ketyre zgjedhjeve.

“Ka qëndruar në ato parime dhe ideale që beson. Unë i besoj plotësisht sepse e zgjodhët ju. Të gjithë u zgjodhën nga ju. Rroftë liria.”

Lideri historik i demokratëve tha se dyert e primareve ishin edhe për kandidatin e Bashës, Luan Hotin, por shton ai, Hoti nuk e donte votën.

“Ju siguroj se dyert për primare ishin të hapura edhe për Luan Hoti, por ai nuk donte votën. Kishte frikë nga vota juaj. Zgjodhi të ishte kandidat i Lul Bravës. Ju ftoj, banorët e kësaj treve, më 6 mars, çdo votë për kandidatin e lirisë, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit, Gjush Dakës…është vota më e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë.”

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit që të mos e çojnë dëm votën e tyre duke votuar kandidatin e Bashës apo të Ramës, pasi sipas tij në të dyja rastet, vota shkon për Ramën.

“Asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë. Vota për kandidatin e Lul Bravës është fiks për Ramën dhe pushtetin e tij…Vota për Bashën është si ta hedhësh në një pus të zi, sepse është vetëm humbës.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.