Gazmend Bardhi / Ja pse Rama e mbron Tahirin dhe nuk e nxjerr hapur para te gjithve por ju hedh hi syve…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tregon se sipas tij ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që u dënua me burg është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama.

Ai gjithashtu shprehet se qeveria Rama me trafiqet e tij  e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe në vendin më të korruptuar.

Më tej thekson se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama nuk do të ishte sot kryeministër.

Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.

Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.


Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota. Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. Ska asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij.


PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.