Kryebashkiaku Erion Veliaj tregon qe eshte nje kopje e Edi Rames / Banoret e Tiranes te largohen si gjith te tjeret ne….

Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke folur për protestat e ditëve të fundit nga disa banorë të lagjes “5 Maji” nënvizoi faktin se të gjithë do të dëmshpërblehen dhe do marrin çdo metër katror që u takon por gjithashtu ai theksoi se ato qe jane te palegalizuar te largohen nga aty ku kan uzoptuar tiranen sepse nuk eshte e askujt ajo toke por e shtetit.

Edhe ata që i kanë shtëpitë e palegalizuara, duke përmendur këtu rastin e famshëm të Nënë Lizës.

 

“Mos mendoni për bravën e partisë, mendoni për bravën tuaj! Ky shtet po të jep kompensim, edhe pse me vetëdije ti e ke bërë shtëpinë tek gjurma aty, edhe pse me vetëdije ti ke bërë jo vetëm katin poshtë gomisteri, por edhe nja katër kate karabina ku s’jeton më asnjeri dhe të shpronësuan sikur po banoje në vilë! Për sa kohë që ky shtet po të jep lekët ose metrat katrorë je në rregull. Brava, Luli e Saliu kanë plot, ti shih të shtëpisë tënde!

Marrim rastin konkret, të zonjës që u bë ikonë. Zonja merr 364 metra katrorë, i kishte 364 metra katrorë ndërtim pa leje, me blloqe betoni dhe do marrë 364 metra katrorë pallat. Tani nëse ti nuk do dhe më këtë do të bësh politikë se i duhesh “shtëpisë së lirisë” apo “bravës” së Lulit këto janë vendime e tua, kontratën e ke aty shko e firmosë edhe për të marrë lekët. Fakti që kanë ngelur një grup, do të thotë që janë militantët e partisë ose ata që thjeshtë nuk duan se e kanë. Fakti që 90% e njerëzve i kanë firmosur dhe po jetojnë me qira, madje një pjesë ka filluar dhe të futet tek banesat e reja do të thotë që sistemi ka funksionuar”, sqaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tregoi rastin e një gruaje që dikur protestonte te Astiri.

“Po vija një ditë me makinë dhe më thotë shoqëruesi: E mban mend këtë gruan? – I thashë unë, ku e mbaj mend, s’di kush është! Kishte dalë me qen nga liqeni. – Kjo është ajo që tha, 180 mijë euro të qelbta të Edi Ramës dhe Erion Veliajt! Zonja kishte blerë shtëpi tek pallatet e reja tek liqeni, kishte nxjerrë qenin si zonjë aty dhe bravo i qoftë dhe i uroj jetë të gjatë por ama na vonoi tre vjet! Tani, zonja me qen dhe me shtëpi tek liqeni e arriti atë të vetën. Atë që i dha shteti që në fillim. Tre vite protestë ishin kot, ishin kot. Sepse ia donte edhe partia, se një pjesë janë edhe tek grup-seksioni i partisë, po kanë qenë edhe titullarë të partisë”, pohoi Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *