Themeluesi I PD-se dhe lideri I vertete I Shqiptareve harrohet./ Gjekmarkajve kanë uzurpuar PD…

Sali Berisha është Lideri Historik i PD, por mbi të gjitha është Burrë Shteti! Dhe këtë nuk e them unë, por e thotë vepra dhe kontributi i tij i paçmuar gjatë drejtimit të Shtetit dhe qeverive demokratike. E kanë thënë dhe e thonë mjaft personalitete Botërore, por një fakt i tillë nuk i bën përshtypje Gjekmarkajt dhe gjekmarkajve të tjerë që kanë uzurpuar PD për të mbrojtur pasuritë e tyre dhe bizneset me pazaret e qeverisë së Ramës.

Deputetin Agron Gjekmarkaj u shpreh: “Sali Berisha le të krijojë Parti të re”…

Të them të drejtën ndjeva keqardhje për këtë njeri, i cili pa asnjë kontribut në PD, pa qënë anëtar i kësaj Partie, jo vetëm që u bë deputet me votat e demokratëve, por u emërua nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit, merr guximin t’i kërkojë themeluesit të PD që të krijojë parti të re!

Gjekmarrkaj u shpreh gjithashtu  se kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar të 6 bashkive në zgjedhjet e 6 marsit “nuk janë demokratë, por janë njerëz të Ilirit”, e kishte fjalën për Ilir Metën.

Në fakt, në këtë rast Gjekmarkaj ka një farë të drejte sepse ai nuk i njeh demokratët dhe nuk ka se si t’i njohë kur në PD është futur para 6 muajsh, por të thuash që nuk e njoh Bardh Spahinë, kjo është çmenduri!

Bardh Spahia është një njeri dhe personalitet i njohur jo vetëm nga demokratët për kontributin e tij në PD, por gëzon respekt nga të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe më gjerë. Bardh Spahia është gjendur kurdoherë pranë njerëzve, i ka ndihumar ata dhe u është gjendur pranë në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Falë kontributit të tij dhe punës së vyer me njerëzit gjatë kohës që ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Bardh Spahia do të shpërblehet nga qytetarët shkodranë duke e votuar më 6 mars për kryetar Bashkie.

Dhe jo vetëm Spahia, por edhe 5 kandidatët e tjerë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” do të votohen sepse janë votuar nga demokratët në Primare për të kandiduar për të drejtuar bashkitë përkatëse.

Gjekmarkaj dhe gjekmarkajt nuk i njohin demokratët sepse këto kohë ata janë të zënë me punë të “rëndësishme” duke bërë roje në godinën e PD për ta ruajtur Selinë nga demokratët, por besoj se pas 6 marsit do të kthjellohen dhe do ta shohin realitetin në sy!

Leave a Reply

Your email address will not be published.