Tomorri: Amerika e largon Ish-Kryeministrin, por ai po e ben Shqiperine njesoj si Amerika….

Shqipëria është sot në një situatë identike me atë të SHBA-ve në vitet 80’. Kjo ngjashmëri është e dukshme në avancimin e politikave liberale me karakter ateist, që sulmojnë familjen tradicionale. Së dyti është e dukshme në politikat antibiznes dhe antitreg, që ndryshe nga SHBA-të, në Shqipëri shfaqen përmes crony-kapitalizmit dhe kapjes së shtetit.

Po kështu, kriminaliteti dhe korrupsioni janë probleme madhore, që me gjasa do të përkeqësohen më shumë nga mungesa e garës politike. Por ngjashmëria më e madhe është sigurisht ambienti politik.

Kriza politike e së djathtës dhe monopartitizmi nuk janë ngjashmëria e vetme e Amerikës së viteve ‘80 me Shqipërinë e sotme. Qeverisja e gjatë e së majtës kishte avancuar një sërë politikash, që kishin shkundur jetën sociale të vendit, veçanërisht axhenda gay dhe politikat feministe. Këto ndryshime kishin shkaktuar pakënaqësi të mëdha te komunitetet fetare të SHBA-ve.

Me Partinë Socialiste prej 12 vitesh në pushtet dhe opozitën në krizë të thellë, Shqipëria po lundron në ujërat e rrezikshme të monopartitizmit. Për një demokraci hibride, ky është rreziku më i madh i mundshëm. Dhe është një rrezik që dikush do të duhet ta thyejë.

A është Sali Berisha njeriu me i përshtatshëm për ta bërë këtë? Ndoshta jo. A mundet ai ta bëjë dot? Ndoshta jo. Por të gjithë ne duhet të shpresojmë që të paktën lëvizja e Berishës të arrije të shkundë ambientin politik. Përndryshe, sic thonë amerikanët, “we’re all fucked up”. Fundja, kjo është Shqipëria. Reagan-ët nuk kemi ku t’i gjejmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.