Basha nis e merr zhgenjimet e para, largohet deputet dhe shfaqen ne krah te Berishes…

Pas një periudhe të gjatë larg medias, Alfred Rushaj është rishfaqur sot në krah të kryedemokratit Lulzm Basha. Rushaj ishte i pranishëm në takimin që kreu i PD zhvilloi me strukturat e degës 4 në Tiranë.

“Kështu siç keni qenë gjatë fushatës, së bashku me kryetarin e degës, që dua ta përshëndes dhe ta falënderojë për organizimin e këtij takimi dhe me deputetin tuaj Alfred Rushajn, i cili pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë të jashtëzakonshme që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të tij.”- tha Basha gjate takimit.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të largojë z.Rushaj nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD, duke e zëvendësuar atë me një nga njerëzit e tij më të afërt Enkelejd Alibeajn.
Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët pasi ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë Berisha. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, ai ka shërbyer si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, ndërsa në mandatin e dytë të Berishës (2009-2013) ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Financave.

Pas vitit 2013 Rushaj është distancuar nga politika, por zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 do ta shihnin atë në një post shumë të rëndësishëm, pasi Lulzim Basha i besoi drejtimin e fushatës zgjedhore, ndërsa më pas e vendosi edhe kryetar të Grupit Parlamentar.

Rushaj në daljet e tij në emisione ka justifikuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, por ndryshe nga të besuarit e tjerë të Bashës, ai asnjëherë nuk ka hedhuar akuza ndaj ish-kryeministrit. Në muajt e fundit Rushaj ka zgjedhur të heshtë për përplasjen që po ndodh në PD, ndërkohë që prej tij nuk ka patur as edhe një reagim për protestën e dhunshme të 8 janarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.