6 Marsi po vjen kush do fitoj / ‘Shtëpia e Lirisë’ përballë Bunkerit të Surrelit dhe Bunkerit të Bashës…

Të gjithë ata që duan të pozicionohen në krah të Foltores, që ka marrë përsipër mbrojtjen e pluralizmit, duhet ta bëjnë një gjë të tillë para 6 Marsit. Më vonë nuk do të kishte pikë vlere dhe vetëm sa do të nxirrte në dysheme karakterin e pakurajën e njerëzve publikë, por edhe të atyre që kanë si gotë uji për shpërlaje politikën.

Kjo vlen edhe për deputetë të PD, që u ngujuan në seli më 8 janar, por edhe për njerëzit publikë që nuk ishin as në seli e as në oborrin e saj më 8 janar. Kur demokracia është në rrezik, gjithkush duhet të angazhohet me mundin e tij që të ndihmojë për ta shpëtuar. Edhe anëtarët e thjeshtë të PD, që akoma gënjehen nga “lufta sapo ka filluar” e gazbardhistëve dhe henriçilistëve, do të mund të bëhen pjesë e betejës.

Atyre që u pëlqen ambasadorokracia dhe stabilokracia si diktaturat e kanë shumë të lehtë ta pranojnë pa u përballur. Por brezat që po rriten në këtë vend, e akoma nuk kanë ikur, nuk do t’iu falnin mëkatet.

Nëse brezi i rinisë së ’90-ës bëri hapa pas duke bashkëjetuar me llumin e diktaturës, brezi i sotshëm, ata që akoma nuk kanë ikur, që po qeveriset nga pjella e Byrosë Politike dhe që e shikon përditë Evropën, nuk ka për t’u dhënë kurrë dorën.

Kush nuk e dashka Foltoren?

U lëshuan si grerëzat kur u preket foleja e “krimit” kundër Sali Berishës, i gjithë tabori mediatik njëpërdorimësh e shumëpërdorimesh i medieve të shkruara, portaleve, radiove dhe televizioneve, që qëndrojnë ngrohtë në xhepin e Ramës, sponsorizuar nga “Plehrat”.

Nuk lanë gjë pa thënë që të shuanin që në fillim. Bile “non-gratën” për Berishën e hyjnizuan, sa desh na krijuan bindjen se të mos udhëtosh në SHBA, është fundi i botës.

Kush e hëngri karremin, e hëngri. Vendimi politik i iniciuar nga bandat mediatiko – OJF nga Tirana dhe sponsorizuar bindshëm nga Soros, e bënë punën e tyre.

Berisha nuk ka qene hakmarrës asnjëherë. Të gjithë ata gazetarë që e sulmojnë, kanë abuzuar në kohën e pushtetit të tij dhe ai i përzuri si zullumqarë e tani ata thjesht bëjnë shërbimin e radhës për Ramën dhe vazon e Lules që ka vënë në dritaren e SHQUP-it, breg Lanës.

Pra, të parët që i shqetësuan shumë për Foltoren ishin manjakët e abuzimit mediatik. Kanë frikë se humbasin “plehrat”.

Pastaj Lulzim Basha krijoi barrikadën me mercenarë duke rrethuar selinë e duke u mundur të intimidojë ata qytetarë që iu bashkuan Berishës e që shtohen çdo ditë. Arritën deri aty sa, duke përdorur sjelljet e ambasadores së SHBA, përmendën edhe vizat, refuzimin e tyre nga ambasada nëse shkonin në “Foltore”. Çuditërisht njerëzit që i bashkoheshin “Foltores” u shtuan sërish, edhe me shumë. Bile Foltorja u organizua edhe nga shqiptarë të diasporës në SHBA.

Kjo siç duket i trembi realisht pazarxhinjtë e demokracisë.

Dhe që të dilte pa lagur nga kjo histori, Rama urdhëroi pengun se nëse lëshonte PD edhe pas votimeve në kongres, por edhe në referendum, do të humbiste privilegjin e pazareve që tashmë ishin kopsitur. Pra, ligji i mafies politike i ngjashëm me ato ligjet e mafies origjinale, po vinte kushtet e tij ndaj Pengut dhe grupit të tij.

Komunikimi mes bunkerit të Surrelit dhe selisë së Bashës breg Lanës, duket se funksionin shumë mirë. Sidomos pasi policia pushtoi selinë e PD dhe e ktheu në bunker.

Bashkimi Evropian nuk foli. Thjesht po shikojnë betejën e njeriut që rrëzoi komunizmin në Shqipëri tek po përballet sërish me diktaturën moderne që rri varur në gozhdën e ambasadores amerikane.

Pse duhet të bashkohesh me Foltoren e jo me bunkerët!?

Nuk ka shumë dilema për ata demokratë që nuk janë bërë shërbëtorë të pazareve të Bashës  me Ramën. Ata i janë bashkuar Foltores sepse duan rrëzimin e diktaturës, kontrollit të gjithçkaje nga një dorë njeriu. Pra, heqjen e dhunës së përditshme nga një demokraci e marrë peng dhe një pluralizmi i kthyer në një legen ku shpërlahet përditë pisllëku mediatiko – politik i dy Bunkerëve.

Dhe bashkimi me “Foltoren” përveç shpresës qe e ktheu në realitet, do të bëjë edhe ndryshimin që pritet të nisë vrullshëm sërish me 6 mars.

Oferta e “Foltores” me “Shtëpinë e Lirisë” është një ringritje e optimizmit që shqiptarët po i rrethohen përditë. Edhe pse shpeshherë në kuadrin e betejave politike brenda së majtës, LSI është shenjestruar si “korrupsion i gjallë”, kjo aspak nuk ka ndikim duke parë së nga cilat media dhe nga cilët politikanë vijojnë akuza të tilla. Thjesht këto akuza shtojnë edhe më shumë përkrahësit e “Shtëpisë së Lirisë”. Sepse është thjesht e logjikshme se kur sulmohesh nga mediet që kanë plehrat si sahan, çfarë duhet të presësh. Edhe shija e akuzave, si ajo e ushqimit në sahan do të jetë.

Idetë nuk ka bunker që i mban burgosur e as rrethuar. Kjo është e sigurt. Ata që kanë frikë nga e ardhmja e tyre politike nuk duhet të kenë mëdyshje për të qene dikush në këtë kohë të ndryshimit të madh. Edhe akuzuesit pa fakte kanë vend në demokraci. Edhe për analistët që ndërrojnë mendim për çdo çështje, nga emisioni në emision ka vend në demokraci. Ndërsa në “Shtëpinë e Lirisë” vota vendos ritmin, por zgjedh edhe njerëzit. Ky është ndryshimi i madh që do ta shpëtojë demokracinë nga litari që ja kanë vënë ne fut bunkeristët dhe palaçokratët.

Dy fjalë edhe atyre që nuk mendojnë si unë.

Asnjë lloj nënvlerësimi nuk kam për çdo shkrues. Asnjë lloj sentimenti mohues apo denigrues nuk kam. Por me vjen keq qe përdoreni nga Bunkeristët dhe pastaj i ktheheni vetvetes po të bërë korrigjimet e së kaluarës. Të gjithë kanë të drejtë të ndryshojnë, por jo të transformohen duke u paraqitur si shenjtor.

“Shtëpia” i bashkon njerëzit e kjo është e sigurtë. Bunkeri i ndan në, ne dhe ata. Gjithkush duhet të bashkohet për të shkulur të keqen që ka pushtuar vendin e që dirigjohet nga opozita breg Lanës edhe qeveria në anën tjetër. Një e keqe që ka 9 vjet e mbirë dhe e ndarë në dy pjesë e që po shpartallon integrimin, po shkërmoq ekonominë me borxhe, po ndan si plaçkë atë që është e shqiptarëve dhe po kthen vendin në arenën e mafies me pastrim parash e trafik droge.

Koha nuk ishte dje. Është tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.