Spartak Ngjela del me paralajmerimin BOMBE dhe DRITHERON politiken: Saliu ka ‘shoke’ …

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar viziten ne Tirane te te derguarit te Posacem te SHBA-se per Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar. Ngjela ne nje interviste per ABC, e komenton kete si nje shtyse e re e luftes anti-korrupsion ne vend.

“Nje motiv i madh, vizita e tij eshte anti-korrupsioni. Eshte kurorzimi tani, a do te filloje goditja? Mendoj qe po”, shprehet Ngjela.

Ardhja e zyrtarit te larte te SHBA, sipas Ngjeles, lidhet dhe me permbushjen e objektivit per te cilin u ngriten organet e reja te drejtesise.

“Reforma ne drejtesi sic duket do te jete ne hapat e konkretizimit te goditjes se madhe. Kete e tregon vizita e Eskobarit, anti-korrupsioni, nuk eshte vizite politike. Korrupsioni shqiptar eshte i lidhur me kri min” tha ai.

Sipas Ngjeles, fatin e ish-kryeministrit Berisha, i shpallur “non grata” do e kene edhe politikane te tjere.

“Nuk eshte vetem Saliu, keta jane nje plejade e madhe te korruptuarish”.

Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit i SHBA per ceshtjet Europiane dhe Euroaziatike do te jete ne Tirane te enjten dhe do te takohet me kryeministrin  Rama dhe kryetarin e opozites, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *