Cfare ka ne dosjen voluminoze te perfaqesuesve te Ilir Metes?/ Nis seanca ne Gjykaten Kushtetuese per presidentin

Ne Gjykaten Kushtetuese ka nisur pak caste me pare seanca maratone per shqyrtimin e kerkeses se mazhorances per shkarkimin ose jo te Presidentit te Republikes, Ilir Meta.

Gazetarja Klodiana Lala ben te ditur se perfaqesuesit e Presidentit Meta kane mberritur ne seance me nje dosje voluminoze dhe pritet te japin argumentat e tyre mbi ceshtjen. Nje dosje qe terhoqi vemendjen e te pranishemve ne ambientet e Gjykates.

Kjo eshte seanca e dyte, pas asaj te zhvilluar dy dite me pare, e cila perfundoi pas shume oresh pa nje vendim. Nga ambientet e Gjykates Kushtetuese, gazetarja Klodiana Lala ben te ditur se edhe seanca e sotme pritet te mbyllet pa nje vendim final per fatin e Presidentit Meta, per shkak se si perfaqesuesit e kreut te shtetit, ashtu edhe gjyqtaret, do duan kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *