ANALIZE/ Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha duhet te largohej ne mengjesin e 26 Prillit

Kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka bere nje analize revolucionit demokratik me njerezit e foltores. Ai tha se per t’i dhene pergjigje pyetjes, “nese Basha do ishte bere kryeminister: A do i shkonte kush ne foltore Berishes, duhet te analizojme karakterin e individeve qe i shkojne sot pas Sali Berishes”.

Analiza e plote:

“A mund realizohet revolucion demokratik me njerezit e foltores?

Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetje duhet te analizojme karakterin e individeve qe i shkojne sot pas  Sali Berishes.

A jane idealiste apo servile njerezit qe mbushin foltoren?

Ne nuk mund te pergjithesojme ne menyre absolute turmen pasi aty ka edhe personalitete, por mund te parashtrojme disa karakteristika te mungeses se integritetit te ketyre njerezve tjere, qe provojne se ne rrethana te tjera ata nuk do mbronin idealet demokratike te partise se tyre:

  • ku ishin njerezit  e foltores kur Basha beri marreveshje me Edi Ramen ne 17 Maj?
  • ku ishin turmat e foltores kur dhjetra lidere demokrat e quajten Bashen bese-prere perpara se ai te tradhetonte Berishen?
  • ku ishin demokratet e foltores kur Basha tradhetonte kauzat dhe pasurohej?
  • ku ishin keta qe brohorasin ” o Sali o hero”, kur Berisha e quante Bashen lider modern?

Qe Lulzim Basha duhet te largohet kete nuk e ve ne dyshim askush, por jo se e kerkon Berisha.

Lulzim Basha duhet te largohej ne mengjesin e 26 Prillit, atehere kur me turp humbi dhe shkaterroi opoziten, por ai nuk u largua sepse delegatet legena qe sot i bashkohen foltores, ri-votuan serish Lulzim Bashen.

Turma e foltores s’ka moral te thote bese-prere Lulzim Bashes, sepse ata duartrokiten Lulzimin ne cdo pabesi qe na beri ne duke na tradhetuar dhe braktisur ne luften per nje Shqiperi ndryshe.

Foltorja sot, ishte foltorja dje, e cila krehu bishtin e Lulzimit.

Foltorja duhet te na kerkoje falje te gjitheve ne, qe kemi 5 vjet e quajme Lulzim Bashen bese-prere, por nuk na besonin.

Turma e foltores nuk u mblodh qe te shporr Lulzimin kur ai humbi, por kur largoi Sali Berishen.

Ata jane pa shprese dhe po sulmojne nje te mbaruar.

“BESA” kunder Saliut eshte kauze dhe ngre fryme revolucionere brenda partise por jo per ndryshimin e Shqiperise.

Qe ta kuptoni sa karakter ka foltorja, mjafton ti jepni pergjigje pyetjes:

“Nese Lulzim Basha do ishte kryeminister dhe do perjashtonte Berishen: A do merrnin pjese ata ne foltoren e Berishes, apo do lepiheshin ne kolltuqet e qeverise Basha?”- shkruan Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *