Lulzim Basha ben deklaraten e forte / Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë mbetje të tranzicionit. Un do jem e ardhmja..

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë mbetje të tranzicionit.

Në një takim me strukturat e Degës 14 të Partisë Demokratike në Tiranë, Basha u ndal te zgjedhjet e 6 marsit, ku theksoi se kjo treshe ka dalë tashmë hapur se janë duke bashkëpunuar.

“Ju e dini që në 30 qershor 2019-të nuk pati një proces normal votimi. Pati votime si në komunizëm, një parti që vet votuan, vet numëruan dhe iu desh 2 muaj për të nxjerr rezultatin, imagjinoni. Dhe prape iu dolën 4-5 me rekorde kriminale, që kanë ikur. Dhe tani për shkak të këtyre, gjetën sebep për procesin e 6 Marsit. Shikoni si kanë dal hapur, hapur fare. Atë që ua kam thënë, sa muaj ka që ua kam thënë?

Nuk bëhet fjalë për luftë, për parime, bëhet fjalë për hallin që i lidh bashkë. Halli që i lidh bashkë këta 3, është që janë mbetjet e tranzicionit 30-vjeçar. Halli që i lidh bashkë këta 3, është që shqiptarët e kanë kuptuar instrumentin e politikës së tyre të vjetër, që është premto, mos bëj, pastaj justifiko, gënje, e premto prapë. Ja, vijnë paketë. Paketë kanë ardhur të 3.

Një politikë me fytyrë njerëzore, do të thotë në radhë të parë ti japim fund politikës si biznes, si mundësi pasurimi përmes korrupsionit. Sepse është korrupsioni armiku i mirëqenies së shqiptarëve.”, tha Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.