Bylykbashi: Sot vendos vota e demokratëve dhe jo vula e kryetarit

Demokratët sot po votojnë për të përzgjedhur kandidatin e tyre që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore.




Deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar se për herë të parë sot vendos vota e demokratëve dhe jo vula e kryetarit.

“Partia Demokratike sot cakton me votë kandidatët për kryetar bashkie. Për herë të parë sot vendos vota e demokratëve dhe jo vula e kryetarit.


Për kandidatët e Partisë Demokratike të degës Durrës votohet te Pallati i Kulturës, nga ora 8:00 – 17:00. Suksese!”, shkruan Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *