Basha ndihet i vetmuar shperthen ne akuza kunder Rames./ Pd-ja do ndahet nga genjeshtrat, tani shko pas Berishes…

Kryedemokrati Lulzim Basha  i ftuar ne “News 24” ne emisionin “Kjo Jave” u swhpreh se kryeministri Edi Rama ka kohe qe nuk e fesh admirimin per Sali Berishen.

Duke komentuar takimet e nisura ne Shqiperi me demokratet, Basha u shpreh se pavarësisht  ngjarjeve, prania, qoftë në takimet e vogla qoftë në sallat e mbushura, niveli i përfaqësimit, cilësia e përfaqësimit, numri i atyre që po kthehen, faktorëve shoqëror, që gjithmonë e më shumë e shohin veten tek Partia Demokratike dhe tek aksioni ynë politik, shtohen.

Mendoj që dua ta rakordoj këtë pjesë, do ta rakordoj më mirë me Ramën, sepse u bë kohë që Rama nuk e fsheh dot admirimin për Sali Berishen, publikisht.

Pyetje: Si e shpjegoni këtë?

Lulzim Basha: Besoj që ajo me të cilën e filluat pyetjen, e shpjegon. Trekëndëshi i bermudës. Mënyra se si e thotë, nuk është bindëse. Kështu që, sugjerimi im, do të ishte ta rakordoj këtë pjesë më mirë me Ramën, sepse ndërkohë Rama, siç e patë, edhe këto dy- tre ditët e fundit, si në shprehje publike, por edhe më përpara në parlament, nuk arrin ta fshehë dot admirimin për Sali Berishën.

Trekëndëshi i Bermudës, bashkohet nga kultura e vjetër politike, që sapo ua përshkrova më sipër. Nga kulti i individit, nga linçimi, nga shpifja, nga shpikja prej asgjëje, nga politika si sport, si lojë, por dhe si mjet, për pushtet dhe pasurim personal, dhe s’ka të bëjë me kulturën politike që unë përfaqësoj. Dhe që sot rrezaton kudo, në një parti demokratike të çliruar nga një mal që kemi patur mbi shpatulla, dhe po rrezaton gjithmonë e më shumë në shoqëri. Politika nuk është e përjetshme, nuk mund të jesh përjetë në politikë. Pushteti nuk është i përjetshëm, politika nuk mund të jetë nje mjet pasurimi. Shpifja dhe linçimi ndaj kundërshtarit politik, nuk është politikë, por është një mënyrë për të krijuar ndasi të rrezikshme, shkatërrimtare dhe asgjësim të të vërtetës. Sepse përndryshe, si e shpjegoni që janë kundër vettingut të politikanëve?! Se aty ndahet e vërteta dhe gënjeshtra!

Çfarëdo akuzash të hidhen ndaj meje, dhe ata përsërisin të njëjtat akuza, po ti shikoni, edhe me të njëjtat fjalë, për çfarë akuzon Edi Rama, për çfarë akuzon Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë të njëjtat akuza me të njëjtat shprehje. A thua se mblidhen në odë natën vonë, vendosin, dhe pastaj dalin të nesërmen dhe sulmojnë kryetarin e partisë demokratike, kryetarin e e opozitës, me të njëjtat akuza. Po mirë! Shumë mirë! Le ti marrim këto akuzat e tyre ndaj meje. Le të fillojë vettingu politik ndaj meje! Jua kam bërë këtë ofertë! Mjafton, që të votojnë vettingun politik. I kemi çuar amendamentet. Venecia i ka dhënë dritën jeshile që në 2018. Urdhëroni ta votojmë vettingun politik. Të fillojë vettingu politik nga unë, por të vazhdoje me ata të tre, dhe të gjithë politikanët kryesore në vend. Kjo është përgjigjia ime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.