Departamenti Amerikan I shtetin konfirmon Berishën/ Nuk thotë ‘pa përjashtim’, por ‘në përgjithësi’ ky njeri ka rr…

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në intervistën për Opinion u shpreh se SHBA ka shfuqizuar vendimet non grata në disa raste.

Berisha përgënjeshtroi edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila ka thënë se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht.

Lideri historik i PD përmendi si shembull katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit, por që më pas u hoqën masat.

Ka qenë RTSH që i është drejtuar Departamentit të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në
Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, pavarësisht nga këmbëngulja e TV të Ramës, ndryshe TVSH që të shprehet se asnjëherë nuk kthehen vendimet ‘non grata’ DASH shprehet me termin ‘në përgjithës’ duke shmangur fjalën ‘asnjëherë’.

“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *