Zgjedhjet e 6 marsit/ Braimllari: Basha bashkëpunim të hapur me Ramën, do tregohet opozita e vërtetë…

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, komentoi zgjedhjet e 6 marsit.

Braimllari theksoi se Basha po bashkëpunon hapur me Ramën, duke shtuar se më 6 mars do tregohet opozita e vërtetë.

“Rama qeveris me mendësi moniste, 6 marsi do tregojë opozitën e vërtetë. Zgjedhjet e pjesshme janë shumë të rëndësishme. Ne shikojmë zgjedhjet e 6 marsit si shumë të rëndësishme. Ne si opozitë dhe si LSI duam ta çmontojmë regjimin e Ramës. E vetmja gjë që ka bërë Lulzim Basha ka qenë që i ka dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. LSI është në bisedime për kandidatët e opozitës së vërtetë. E rëndësishme është që kemi kandidatë të denjë.

Basha ka bashkëpunuar me Ramën, për të goditur opozitën në vend dhe kështu Edi Rama të qeverisur vetëm. Të afërmit e Bashës janë partner të qeverisë në kontrata. Basha është pjesë e pazarit me qeverinë. Mbështetësit e opozitës janë përdorur për interes personal të Bashës, banorët e Unazës së Re janë përdorur për interesa personale të Lulzim Bashës”, deklaroi Braimllari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.