Flamur Noka : Kush jeni ju qe me akuzoni mua, shiko xhepat tuaj qe po mbushen me gjakun e….

Deputeti i PD dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka reaguar pas sulmeve në adresë të tij nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe mediave që e mbështesin atë.

Përmes një deklarate, Noka tha se ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit që t’i jepet fjala ish-kryeministrit.

Gjithashtu, Noka sqaroi se Ulsi Manja mund të flasë edhe vetë se pse kanë komunikuar së bashku.

“Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh siç ben kreu i shoqates me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. SMS-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan siç i ka kerkuar pengu i pallateve te ‘5 Majit'”, thotë Flamur Noka.

Deklarata
Sot, Shoqata e Bravave nepermjet pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje.

Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh siç ben kreu i shoqates me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre.

Une kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. SMS-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan siç i ka kerkuar pengu i pallateve të ‘5 Majit’.

Flamur Noka i ka kerkuar te rrije larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Ai mund t’jua thote vete ai pse debatuam.

Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj. Milionat dhe karriget e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me te gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava.

Ditet ne vazhdim do te tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve, kush perfitoi, e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava.

Flamur Noka
Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published.