Përplasja Veliaj-Duka/ Shehi: Turp i madh për një top!Na kan ca ka…..

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehi iu referua gjuhës së përdorur nga Veliaj në audio-përgjimin, ku tha se nëse kjo gjuhë përdoret për topin e federatës, nuk imagjinohet se ç’bëhet për zgjedhjet.

“Është një sherr pafund, por i pajustifikuar dhe moral brenda.Nuk është puna a është burrë i mirë apo i keq ai te federata. Por nëse duhet hequr gjenden format dh mënyrat për të larguar një nga posti. Me atë gjuhë që përdor ai kryetari i bashkisë, është gjuha për ti dhënë krah dhunës, agresiviteti, injorancës. Ky është një turp i madh.
Kaq rëndësi paska topi në Shqipëri që bëhet kaq zhurmë. Më lind me të drejtë dyshimi, kur për një federatë si kjo e Shqipërisë bëhet gjithë kjo hata imagjino ç’të bëni ju për zgjedhjet. Kjo më tremb mua. Do doja të reflektoni për këtë fenomen. Jo te plasin karriget

Kjo sallë është përdorur me të gjitha fjalët e këqija për politikën e madhe. Çfarë do bëhet për zgjedhjet që janë pa asnjë muaji, apo për të tjerat”, deklaroi Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *