Ka konflikt me biznesmenin qe i vendosi tritolin ne banese? /Si qendron e verteta e Armand Dukes

Kreu i FSHF-se, Armand Duka ka reaguar pas arrestimit te 34-vjecarit Hasanaj si autor i dyshuar per vendosjen e tritolit ne banesen e tij ka mohuar cdo lloj konflikti me te riun.

Ne media, mbremjen e te martes, kur u njoftua ndalimi i 34- vjecarit, u aludua se ai kapasur nje konflikt me firmen e Dukes.

Por ky i fundit e konsideroi qesharake, duke shtuar se nuk ka pasur asnje lloj konflikti.

Arlen Hasanaj akuzohet per veprat penale “Shkaterrim i prones me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”.

Per identifikimin e ndihmuan kamerat e sigurise dhe levizjet e te riut. Deri tani, i arrestuari nuk ka pranuar autoresine e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.