Akti i rëndë ndaj Dukës/ Noka: I paralajmëruar me zë e figurë nga Veliaj

Deputeti demokrat Flamur Noka e ka quajtur më shumë se akt kri minal, sulmin me tr itol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Sipas Nokës, sulmi ndaj shtëpisë së kreut të FSHF-së, edhe më kriminal dhe i dënueshëm bëhet për faktin se ishte i paralajmëruar me zë e figurë nga pushteti.

Sulmi sipas tij erdhi pa u bërë 24 orë kur Erion Veliaj e sulmoi me “tr itol”verbal.

Risjellim në vëmendje deklaratën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, I cili thotë se “Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rast se duam të tërhiqemi, nuk tërhiqemi dot sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje; prokuroria është vënë në lëvizje”

Leave a Reply

Your email address will not be published.