Ish presidenti Nishani tregon se cila është zgjidhja/shpërbërja e aksit të së keqes, Rama -Basha -Veliaj….

Pas ngjarjeve të fundit në aksin Tiranë-Shijak, askush nuk ka dyshime se shtetin dhe te gjithë shoqërinë e ka kapur për fyti një bandë e inkriminuar.

Ndonëse veshur me pushtetin e shtetit jo vetëm veprimet por dhe organizimin paralel e ka ndërtuar mbi struktura kriminale.

Kapobanda që qëndron në krye të këtij organizimi, Edi Rama, që nga dita e parë e hyrjes së tij në politikë më 1998, e ka ndërtuar të gjithë karrierën dhe pushtetin e tij mbi këtë konglomerat, shtet/banda kriminale.  Si i tillë ai është kryekëput i lidhur me fatin e strukturave paralele kriminale përballë ligjit.

Si çdo kapobandë ai ka dhe sejmenin e tij, rol që duhet ta përmbushë një qenie me personalitet zero e kamikaz politik. Duke e vendosur këtë qenie në krye të qytetit të Tiranës jo vetëm është fyer dinjiteti i kryeqytetit por ai ka përmbushur strukturën e rrjetit kriminal të mbajtjes së pushtetit.

Por veç me këto dy hallka, garancia e networkut kriminal nuk përmbushte sigurinë e moscënimit të pushtetit të grabitur, ndaj platforma ku pushteti ngrihet mbi krimin dhe korrupsionin dhe ku krimi e korrupsioni përcakton pushtetin, përfshiu në aleancë kryetarin e opozitës politike i cili rezultoi një eunuk i devotshëm i këtij haremi kriminal.

Sot për shqiptarët, trekëndëshi i vetshërbimit dhe modelit më të turpshëm të kapjes e degradimit shtetëror, Rama-Veliaj-Basha, përbën boshtin e së keqes së madhe të cilin shqiptarët duhet ta shembin sa më parë nëse duan që bandat dhe praktikat kriminale, aferat e korrupsionit dhe vjedhjeve ndaj tyre të marrin fund njëherë e mirë.

Askush të mos presë kurgjë nga e quajtura “drejtësi”.  Do vijojmë të vetkënaqemi me vetëgënjimin tonë.

Ka vetëm një zgjidhje nëse ka vullnet e dëshirë për zgjidhje.

Shpërbërja e aksit të së keqes, Rama-Basha-Veliaj !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *