POLITIKË Meta sfidon Ramën/ Ti më zgjodhe president, u kam qendruar besnik deklaratave të mia

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur mbrëmjen e sotme deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se në krye të Presidencës duhet të vendoset një person normal që ti kthejë legjitimitetin institucionit.

Por Meta ka sfiduar Ramën, duke i thënë se ka qenë ai që ka insistuar për ta zgjedhur president, ndërsa shton se në këto vite u ka qëndruar besnik deklaratës që ka bërë në Parlament, ku mes pushtetit dhe demokracisë do zgjidhte këtë të fundit.

“Unë nga socialistët jam propozuar. Unë e kam mbajtur edhe angazhimin e tij por edhe i kam qëndruar besnik asaj që kam thënë në Parlament kur jam zgjedhur, që mes pushtetit dhe demokracisë do zgjedh demokracinë.
Kur e deklaron një kryeinistër super normal ndihesh shumë mirë.

Unë kam qenë aktiv në një profil të caktuar, por nëse më ftoni në studio për një kohë të gjatë e të mos vi këtu nuk shkon, aq më tepër që janë marrë vendime të caktuara nga aktorë të ndryshëm, sikuse është edhe ccështja që ne prisnim një vendim për zgjedhjet një partiake të 30 qershorit”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.