E konfirmon Kryebashkiaku Veliaj: Basha përfitoi 4 Vila pas tërmetit të nëntorit. Janë të dokumentuara

“Une jam gati t’i provoj edhe dy vilat te Long Hills edhe dy vilat ne Lalz, edhe pallatin qe eshte demtuar, dhe nuk eshte vertete qe pallati i liderit te opozites eshte demtuar. Kete e vertetoj me aktkonstatimin. E njoh qytetin ne çdo cep”.

Keshtu deklaronte gjate nje interviste televizive, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke iu referuar kryetarit te Partise Demokratike, z.Basha.

Veliaj tha se Basha ka perfituar kater shtepi gjate kohes se termetit dhe jo shtepi dosido, por vila ne dy zona luksoze, ne Lalez dhe ne zonen rezidenciale ne Long Hill ne Tirane.

Veliaj i beri keto deklarata si kunderpergjigje ndaj ak*zave te Partise Demokratike, qe publikoi dokumentin e nje qytetari te Tiranes, qe sipas opozites ne ate kohe nuk kishte perfituar asgje nga rindertimi.

Kryebashkiaku e mohoi ak*zen dhe publikoi nje dokument tjeter qe tregonte se qytetari qe ak*zonte ne te vertete kishte perfituar nga rindertimi dhe paketat e ndihmes financiare ne kuader te ketij procesi.

Çfare ndodhi pas kesaj deklarate? Vete Basha e kaloi ne heshtje, por ne emer te tij ngriti padi per shp*fje ndaj kryebashkiakut ne Prokurorine e Posaçme kunati, Erion Isufi. Gjyqi u mbyll me fitoren e kryebashkiakut.

Sipas vendimit te SPAK, kunati i Bashes, nuk arriti te provonte dot ne SPAK se deklaratat e Veliajt, se Basha zoteron 4 vila dhe kishte aplikuar ne bashki per vilen e 5-te, ishin te paverteta.

Ky vendim i Gjykates se Posaçme SPAK, e cila hodhi poshte pretendimet e kunatit te Bashes, ne fakt, verteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin te sakta dhe se vilat ne fjale ekzistojne, po aq sa eshte fakt qe Basha vete qe pas termetit te 2019-s vazhdon te jetoje zyrtarisht me qira ne Long Hill.

Basha u transferua ne nje vile ne kompleksin luksoz me arsyetimin se shtepia e tij ne katin e fundit te nje pallati ku jetonte ne Njesine nr.2 ne kryeqytet ishte d*mtuar nga termeti dhe i ishte nenshtruar riparimeve.

Pretendimin e Bashes e hodhi poshte Bashkia, qe tha se pallati ne fjale nuk ka pesuar asnje demtim dhe se nuk ka pasur asnje aplikim per leje per riparim nga ana e kreut te PD-se.

“Teksa dihet publikisht qe z. Basha ka ndertuar pa leje kate shtese ne pallatin e tij, prane Stadiumit Kombetar ne Nj.A nr. 2, as diten e termetit, e as sot nuk eshte deklaruar asnje dem.

Per me teper, administratori i Nj. 2 as nuk ka marre aplikim per punime meremetimesh nga termeti e kesisoj, as nuk ka dhene nje leje te panevojshme e te pakerkuar nga Familja Basha”, deklaronte Bashkia e Tiranes.

Nga raportimet e disa portaleve, vila ku Basha thote se jeton me qira eshte ne pronesi te nje ish-drejtoreshe te Bashkise se Tiranes, ne kohen kur ky institucion drejtohej nga kreu i PD-se, nga 2011 deri ne 2015.

Kjo ka ngritur dyshime, kryesisht ne rrjetet sociale se vila ne te vertete eshte e vete Bashes, me disa qytetare qe kane ngritur pyetjen logjike: Ish-drejtoresha e Bashes paska para per te blere nje vile qindranmijera euroshe ne zonen rezidenciale luksoze te Tiranes, por Basha vete jo?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.