Meta nuk di te ndalet, komenton vargjet që recitoi nga Korça dhe shigjeton Ramën /Jam i lirë të vijoj me vargjet e tyre si te me dojë k….

Në konferencë për mediat, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias edhe për vargjet e recituara nga Korca.

“Të shkosh në Korcë, të rrish me ata artista të mrekullueshëm të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon e fillon bora, që na mungon aq shumë, pavarësisht se do duhet të marrim më shumë masa që edhe mos mbyllen shkollat për këtë arsye.

E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë shqetësuar, nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm, si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, por ata janë të lirë të vijojnë me vargjet e Ballkanit të Hapur, si ‘Ina Ina.. etj”, unë s’jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për Atdheun për më të mirën e trevave tona, që nga Shkodra deri në Vlorë.” u shpreh Meta.

“Lumja ti moj Korce lule qe lepas shoqet e tua/ Si trime në ballë u sule / Ta pacim përjet hua” ishin vargjet që recitoi presidenti Meta, në Korcë në një video që postoi më pas ne facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.