Flamur Noka ju plas te gjitha ne fetyrë dhe rrëzon lajmet e sajuara/ Asnjë negociatë me Lul Bravën për kandidatët….

Prej orësh në media ka nisur të qarkullojë lajmi, se po tentohet konsensusi mes Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe grupit të Lulzim Bashës për të dal në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatë të përbashkët.

Mediat kanë aluduar edhe për emra konkret siç ai i Luan Hotit për Bashkinë e Durrësit, e duke cituar burime nga grupi i Bashës, mediat raportojnë se ky është emri për të cilin do të negociohet.Por duket se këto lajme janë tërësisht të pavërteta.

Flamur Noka, një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, i cili u shpreh se nuk ka asnjë negociatë dhe asnjë bisedim me grupin e Lulzim Bashës për kandidatët në zgjedhjet e 6 Marsit.

‘Negocimi për kandidatët me Lulzim Bravën është negociatë me Edi Ramën. Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do të dal me kandidatë në të 6 Bashkitë dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bavën’- u shpreh ndër të tjera Flamur Noka.

 

‘Ne kemi primare dhe çdo kandidat që pretendon të garoj ti nënshtrohet primareve. Koha e kandidatëve me zarfa nën dorë ka marrë fund’, është shprehur deputeti demokrat Flamur Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.