Mediu dhe Shehi lene ne balte Bashen dhe Berishen/ Ne zgjedhje do jemi te ndare, eshte e rrezikshem te jemi me……

Dy aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi nuk marrin anë në përplasjen e radhës mes Bashës dhe Berishës, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Për çfarë duhemi në kur s’ka bashkëpunim në opozitë? Nëse duan te plotësojnë kolorin e aleancës, te rrime ne shtëpi.”, tha Mediu. Ndërkohë, Shehi shton se; “Nëse këta duan të asgjësojnë njeri-tjetrin të vazhdojnë.”.

Kreu i PR-së dhe ai i LZHK-së thonë se opozita duhet të dalë në zgjedhje vetëm një kandidat, të mbështetur nga të gjitha palët.“Në zgjedhje duhet te dalim me një kandidat”, tha Mediu. Sipas Shehit nëse PD nuk del me një kandidat, do ia bej peshqesh te gjitha bashkitë Ramës, ndërsa Mediu thotë se precedenti me disa kandidate është i rrezikshëm edhe për të ardhmen e opozitës.

Pyetjes, nëse dekretimi i 6 marsit si ditë zgjedhjesh të pjesshme, nga Presidenti Meta, është një sulm ndaj Lulzim Bashës, Mediu e Shehi përgjigjen: Nuk mund të supozoj se kush ka qenë qëllimi i zotit Meta. Po duhet të dimë të mbajmë qëndrim politik.”, tha Mediu. Ndërkohë Shehi tha; “Mbroj institucionin e presidentit, jo Ilir Metën. Ai është njëherë me Bashën, njëherë me Ramën. S’do i bëja komentet atij. Ka zbatuar rregullat e shtetit, ne kemi detyrë që të hyjmë në zgjedhje.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.