21 janari, Rama përplaset me Metën, vjen përgjigja e Blushit

Në një komunikim online, Edi Rama u përplas me presidentin Ilir Meta në këtë 21 janar. Gjatë bashkëbisedimit, Rama është shprehur se është e turpshme ajo që kishte bërë sot Ilir Meta në Korçë.

‘Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës’, – tha Edi Rama gjatë takimit të tij online me qytetarët.

I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Presidencës. Zëdhenësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar për deklaratat fyese të Ramës ndaj personaliteteve të artit dhe kulturës korçare të vlerësuara gjatë ditës së sotme.
‘Ç’po na dëgjojnë veshët!

Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri ‘Andon Zako Çajupi’ pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?

Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si ‘vepra arti’?

Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!

Fale o Zot!’, – shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *