Ish-Kryetari i Bashkise : Amerika i bere nje puc Berishes, por ai po e shkund nga themelet me ane te…….

Aktivisti dhe ish-Kryetari i Bashkisë Burrel, Skënder Lleshi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe foltoren e SHBA-së.

Sipas Lleshit, theksoi se vendimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ishte një puç politik dhe se kthimi i tij në SHBA virtualisht ishte një mrekulli.

Lleshi u shpreh se është i bindur se në 11 Dhjetor, Sali Berisha do ta rithemelojë Partinë Demokratike.

Ai tha se: Foltorja ishte një mrekulli sepse ajo bëhej në SHBA dhe se Sali Berisha po kthehej vizualisht pas puçit që i’u bë. Vetëm puç politik mund të quhet, e kam thënë me miqtë e mi që Sali Berishën nuk e akuzoj kurrë për hajdut dhe imoral. Edhe ai ka defektet e veta se është njeri dhe ka defektet e veta që i ka pranuar edhe vetë.

Unë i’a di karakterin atij njeriu, karakter i një burri jashtëzakonisht të fortë dhe ai i përbahet asaj që thotë. Ia thashë edhe në foltore dje se gabimet e tua u bënë pas tentove ti rrije fjalës së tij në 2013 se nuk kthehem më kurrë në politikë.

Doktori ka harruar se në politikë ‘never say never’ nuk ka vend. Dhe ja tani shoqëria shqiptare e thirri sërish në skenën politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.