Nano i “hap luftë” Presidentit Meta/ Duro edhe pak Ilir Meta, se ta tregoj unë ty !

Ilir Metes i ka ndenjur gjithnje ngushte kostumi i presidentit te Republikes. Ai qe ne momentin e zgjedhjes e ka deshmuar kete. Gati pese vite me pare, ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, para se te zgjidhej e pasi u zgjodh, ai ishte i trishtuar, a thua se po e ndeshkonin, ne nje kohe qe po i behej nderimi me i madh qe mund t’i behet nje politikani ne Shqiperi. Me sa duket, ka parandier se dikush, i brendshem apo i jashtem, po i punonte nje rreng. E ne fakt, gjasat jane qe te kete pasur nje rreng te kopsitur.

Kane dashur ta bu*gosin ne Presidence, ne menyre qe ta zvogelojne politikisht e t’ia zhduknin partine ngadale-ngadale, gje qe ne nje mase te madhe edhe ndodhi. Kjo eshte arsyeja qe teksa ishte president-elect (siç e quajne amerikanet), me fjale te tjere teksa ishte president ende pa u futur ne zyren e presidentit, ai mori pjese ne nje fushate elektorale, te cilen e drejtoi si i çakerdisur. Ishte menyra me e keqe per ta peruruar mandatin e presidentit, dhe ishte sinjali me i qarte qe na tregoi neve se ç’lloj Presidenti do te kishim per pese vitet e ardhshme.

Ai i permbushi pritmerite qe krijoi. U be nje president i keq. Me i keqi ne periudhen postkomuniste. Ne nje fare kuptimi do te ishte edhe gabim te gjykohej si president, pasi ne thelb ai, te shumten e kohes, nuk ka qene fare president.

Ka bere lojra politike. Ka qene opozitari numer nje ne Shqiperi. Ne periudha te caktuara, mbeti sa nga nje studio televizive ne tjetren. Ne ndonjeren prej tyre beri deklarata te çakorduara, siç ishte ajo ne studion e Syrit perpara zgjedhjeve te fundit parlamentare, ku u sugjeroi amerikaneve qe ta njoftonin para se ta vrisnin, ne menyre qe te kishte kohe te largohej per ne malin me gropa e keshtu te mos lendoheshin civile te pafajshem!!! Ishte fushata e dyte elektorale, qe ai e bente i veshur me kostumin presidencial. President i thençin!

Sepse nderkohe, ai praktikisht kishte pushuar se qeni president, ca sepse keshtu kishte zgjedhur te ishte qe ne krye te heres (siç e thashe pak me siper), e ca sepse nuk po e llogariste njeri si president, gje qe u provua nga inj*rimi qe maxhoranca e nderkombetaret i bene dekretit te tij, nepermjet te cilit ai synoi te anulonte zgjedhjet lokale!!! Pas ketij momenti te fundit, ai e humbi toruan.

Arriti deri atje sa te organizonte edhe nje tubim politik me disa mijra vete, te cilet ai i quan “populli i 2 marsit”, e te cilet i konsideron te tijte. Por nuk jane te tijte. Ata ishin opozitaret e organizuar nga Berisha qe kishte nen hyqem Bashen atemot. Jane ata qe u mblodhen ne 11 dhjetor ne stadiumin Arena.

Ai eshte i lumtur qe mandati presidencial po i afrohet fundit. Madje, do te ishte me i lumtur nese Gjykata Kushtetuese do t’ia nderpriste para kohe, pasi keshtu do te kishte nje argument me teper ne favor te tezes se po jetojme nen nje regjim, por edhe do te kthehej ne terren, per te ringritur e mobilizuar LSI-ne e shkrehur, e per t’u bashkuar me Berishen, per te cilin nuk genjen kur i shpreh dashurine. Ilir Meta e çmon dhe e do me te vertete Berishen.

Por fr*ka e tij eshte se dikush tjeter mezi po pret gjithashtu qe ai ta mbylle mandatin presidencial. Dhe ky dikush tjeter jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe mund ta shpallin non grata, dhe keshtu, aleanca e tij e pritshme me Berishen do te pagezohej fare kollaj, e pergjithnje, si Aleanca Non Grata.

Duke qene non grata, e me kauzen qe kane sajuar me pahir (sovranizmi e pluralizmi politik), ata do te jene te destinuar te deshtojne, siç po duket se po deshton Berisha. Perveç kesaj, duke qene non grata, ata do ishin fare te pa mbrojtur nga ndonje goditje qe mund t’u vinte prej sistemit te drejtesise.

Ne prag te largimit nga Presidenca, Ilir Meta po kerkon te krijoje narrativen e nje jete te re politike per veten (prandaj ka zene te thote se ai do te jete edhe 50 vjet te tjera ne politike), por shenja e gjasat jane qe muajt ne vijim do te jene me te veshtire e me te ankthshem sesa pese vitet ne Presidence. Perpara nuk ka nje rruge te shtruar me lule. Ka thjesht nje shteg te ngushte, shume te ngushte, ku do jete e veshtire te kalohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *