Basha: Sot PD ka një Kryetar. Për 8 vite nuk erdhëm në pushtet, por fitorja jonë më e madhe ishte kur ….

Basha: E gjitha kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje mendesi e se kaluares, nje sedentim i mendesise puniste qe nuk mund te mos e shoqeronin ne startin e saj demokracine tone te re. Ne nuk jemi ketu per te bere gjyqin e ndokujt, ne nuk jemi dogmatike, as te ngushte e te paditur qe te mos e dime se me te vertete, nje sistem i urr yer mund te shembet per pak dite a pak jave, por shembja e mendesive te ngulitura per 50 vjet kerkon kohe.

Aq me shume ne Shqiperi ku terrori sundonte territorin dhe individet, mendjet dhe shpirtrat, ku disidenca ishte e izoluar ne bu.rgje e kampe, ku liria merrte fryme me pipe ne mjedise te ngushta, ku ndryshimet erdhen nga studentet dhe elitat e formuara brenda sistemit. Per ne mbeten te nderuar te gjithe ata qe i dolen zot ndryshimit, ata te vijes se pare dhe gjithe shqiptaret qe u bashkuan ne rrugen e re.

Por mendesite komuniste nuk mund ta shoqerojne nga nje dekade ne tjetren drejtimin politik te partive dhe te vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjate demokracise. Sepse kjo eshte menyra per ta vr are demokracine.

Ndaj edhe gabimi im me i madh eshte mbajtja, apo lejimi i dualizmit ne drejtimin e PD-se. Dualizmit ne perceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e beri funksion de facto dublimin e kryetarit, e beri rutine hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij.

Faktet jane me qinda mijera. Kushdo i ka pare. Kjo histori nuk ndaloi tete vjet me radhe. eshte pergjegjesia ime qe nuk kam mundur ta zgjidh ne kohen e duhur kete nyje gordiane. Berisha nga ana tjeter ka qene i njoftuar se protagonizmi i tij eshte nje barre per rritjen dhe fitoren e Partise Demokratike.

Megjithate, une u kerkoj sot ndjese demokrateve, me bindjen se ata kane nje ide te qarte per hezitimin tim, qe ka qene edhe hezitimi i shume prej tyre.
Njohja e gabimeve eshte premisa e korigjimit te tyre. Ne kete kuvend te lire, une mbaj shenim me respekt per gabime te tjera nga diskutimet tuaja. Dua te nenvizoj se kapercimi i dualizmit perben zgjidhjen e nje prej nyjeve te krizes per te cilen po flasim.

Sot partia ka nje kryetar dhe ajo duhet te kete gjithnje nje kryetar. Nga ana tjeter, ne caktuam nje standart ne qendrimin tone ndaj personave qe shpalleshin non grata nga SHBA: perjashtimin e tyre nga politika. Sepse perdorimi nga SHBA i sanksioneve kunder zyrtareve dhe ish zyrtareve te korr.ptuar ne Shqiperi ka qene dhe eshte nje faktor vendimtar per shembjen e sundimit aktual dhe shumevjeçar te korr.psionit dhe pandesh.kueshmerise ne Shqiperi.

Cfare mund te benin ne, çfare mund te beja une kur goditja ra ne shtepine tone? Te shkelja standartin qe vete ne, te gjithe bashke, nga i pari tek i fundit, perfshire vete berishen e kishim vendosur, atehere kur shpalljet non grata binin mbi bashkepunetore dhe aleate te Rames? A nuk do te ishte ky kulmi i hipok.rizise para shqiptareve?

A do te kishim fytyre te permendnim antikorr.psionin, a do te na besonte njeri, a nuk do te beheshin shkrumb e hi si parulla bajate qendrimet e zotimet tona?

Leave a Reply

Your email address will not be published.