PD nuk di te ndalet, kerkon ashpersim te denimit per krimet zgjedhore. Gjithashtu edhe…..

Krahas Vettingut në politikë, Partia Demokratike kërkon ashpërsim të dënimit për krimet zgjedhore, bazuar në ligjin Italian.

Kryedemokrati, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në “Twitter” , shprehet se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën.

“Politikanët që zgjidhen me votat e kriminelëve të dënohen me 22 vjet dhe t’u ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike”, thekson ai.

Më tej Basha shton se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.

“Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore.

Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.