Bylykbashi: Po cënohet demokracia,Mandatin tonë nuk e cakton grupi parlamentar

Deputeti Oerd Bylykbashi ka folur me tone të ashpra në Kuvend pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtim nga grupiparlamentar.

Ai tha se mandatin e ka fituar nga populli dhe se nuk e cakton grupi parlamentar, ndërsa shton se ai vijon të jetë akoma deputet i PD.

“Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Zonja kryetare ne jemi deputetë të republikës së Shqipërisë dhe mandati ynë nuk e cakton grupi parlamentar. As ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshon grupin parlametar që është lexuar në shtator. Vetëm kur ne kemi dëshirë të largohemi vetë mund të largohemi. Përtej njoftimit që bëtë, që është i paligjshëm, sepse personat që e kanë sjellë nuk kanë funksion në PD.

Rregullorja po shkon nga poshtë lart. Nuk përcakton asnjë të drejtë që i heq tagra përfaqësimi deputetëve. Ne jemi deputetë të PD-së. Cënohet demokracia dhe përfaqësia”, tha Bylykbashi

Leave a Reply

Your email address will not be published.