Mustafaj: PD humbi sovranitetin, Kuvendi i 18 dhjetorit do të shembet… Edhe nje her lideri i vertete do te fitoj…..

Politikani i njohur, Besnik Mustafaj, në një analizë të gjatë tha duke komentuar situatën e krijuar në PD me dy Kuvendet, lëshon akuza të forta ndaj kryetarit aktual demokrat, Lulzim Basha.  Ai tha se Basha eshte nje politikan pa shtylle kurrizore I ci li nuk e meriton postin qe ka ne krye te PD-se.

Më tej, ai thotë se PD e ka humbur sovranitetin e saj.“Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta. Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë. Do ta mbante vetë të gjithën.”

 

Mustafaj thekson në fund se Kuvendi i 18 dhjetorit është një ngrehinë pa themele, e cila do të shembet. “Lulëzim Basha me bashkëpunëtorët e tij, nga mungesa e vizionit ose zgjedhja e një strategjie të gabuar, qysh në shpërthimin e kësaj krize e deri në fund të fushatës së “Foltores” kanë qëndruar me këmbëngulje jashtë debatit politik, të mbyllur në zyrë me njëri – tjetrin, duke kundërshtuar në mënyrë virtuale mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit me argumente vetëm teknike apo proceduriale. Madje, Basha dhe ekipi i tij nuk e pranuan asnjëherë faktin se ka krizë apo se ka rrezik përçarjeje të partisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *