Grida Duma dhe Erion Veliaj ne SPAK/ ja cfare u vendos sot !

Kur kanë kaluar rreth 10 muaj nga padia për shpifje e deputetes së PD-së, Grida Duma ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka dalë me një qëndrim.
Prokurori i SPAK Behar Dibra, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Sipas prokurorit Dibra kryebashkiaku Veliaj, s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes.

Gjykata është tërhequr për vendimin, i cili pritet të jepet më 13 dhjetor ora 15.30

Kujtojmë se padia është ngritur pas akuzave të Veliajt në adresë të Dumës si trafikante apartamentesh, se ajo është pjesë e investimeve në pallate në Tiranë dhe se është gjykuar për mashtrim

Leave a Reply

Your email address will not be published.