Berisha pranon DESHTIMIN/ Konfirmojne firmat per 11 dhjetorin vetem …

Pas akuzave te Bashes se firmat nuk jane reale, Berisha nxiti delegatet qe te publikojne firmat. Por edhe pse Berisha deklaroi se ka mbledhur mbi 5 mije firma, rezulton se pjesa derrmuese e delegateve e kane refuzuar. Ata nuk e kane deklaruar publikisht mbeshtetjen  per ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai reagoi dje duke pershendetur 2100 firmetaret qe kane pranuar publikisht firmosjen e formulareve. Por nga 5 mije firma te pretenduara, duket se jane rreth 3 mije persona qe jane “zhdukur”, c’ka rrit dyshimet se e gjitha ka qene flluske sapuni dhe Berisha nuk i ka pasur realisht keto firma. Nderkohe ka shume dege qe pretendojne se firmat jane manipuluar.

Por duket se nje pjese e ketyre firmave edhe mund te jene falsifikuar. Drejtues te struktures se PD-se ne Rrogozhine, kane reaguar ndaj permendjes se emrit si firmetare te Kuvendit te dates 11. Ata jane mbledhur dje ne seline lokale te PD per te diskutuar rreth asaj qe ata e cilesojne falsifikim te firmave te tyre teksa i kane kerkuar selise qendrore te PD-se te marrin masa.

Nga ana tjeter sipas burimeve ish-kryeministri duket se po lufton fort qe ta ktheje Kuvendin e 11 dhjetorit ne nje miting, duke e mbushur keshtu stadiumin jo vetem me delegate por edhe me demokrate te tjere.

Nga ana tjeter delegatet qe kane kerkuar mbledhjen e Kuvendit Kombetar ne date 11 dhjetor, jane duke shperndare karta, ne te cilat jane teshkruara te dhenat e tyre personale, si dhe jane perdorur simbolikat e Partise Demokratike. Lidhur me kete reagoi edhe Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Gazmend Bardhi i cili u shpreh se perdorimi i te dhenave te anetareve te PD nuk jane autorizuar nga asnje organ i partise dhe kjo sipas tij tregon qarte se keto dokumente jane falsifikuar e jane te paligjshme si dhe nuk perfaqesojne Partine Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.