Edi Paloka: Krimineli Basha po ju zoteron duke ju bre lolo ne duart e tij, largohuni sa jen…

Deputeti Edi Paloka i është drejtuar me një apel kolegëve të tij të Partisë Demokratike lidhur me situatën ku kjo parti ndodhet, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, Lulzim Basha vendosi përjashtimin përgjithmonë nga PD të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, si pezullimin e 19 anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni.

Paloka kërkon nga deputetët që ti drejtojnë disa pyetje Lulzim Bashës sepse ai nuk pranon në asnjë rrethanë të votëbesohet dhe pse ai po mbron me policinë e Ramës, karrigen e tij.

“Pyeteni pse është gati të fshihet, të mbyllë e bunkerizojë selinë, por të mos votohet? Pse hedh miliona për të mbyllur me hekur shtëpinë e demokratëve, e nuk pranon të votohet?!

Pse ju kërkon ju deputetëve të PD të ktheheni në mburoja të gjalla për të?! Pse është gati tju sakrifikojë ju e të helmojë demokratët me gazin e Ramës vetëm që mos shkoj të votohet? Pse i duhet një vulë e disa zyra të uzurpuara, nën mbrojtjen e policisë së Ramës, kur demokratët i ka përzënë?! Pyteteni se keni përgjegjësi, nuk jeni pupacët e tij”, shkruan Paloka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.