Cfare ndodhi? Fifi reagon ashper ne rrjetet sociale: Ju kam lene Zotin o njerez pa…

Ajo ka qene gjithmone ne qender te vemendjes se publikut, por pas marrjes pjese ne reality show-n “Big Brother VIP” Fifi u be edhe me e komentuar.

Nje nga pjeset me te klikuara e te komentuara gjate qendrimit te saj ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, ka te beje me momentin ku kengetares i bie te fiket gjate transmetimit te live show.

Menjehere kjo ngjarje shkaktoi shume polemika, por ka njerez qe e perdorin per humor dhe kjo e ka revoltuar shume Fifin.

“Nuk ishte termet, u rrezua Fifi”, ka shkruar dikush ne rrjetet sociale nje dite me pare. Kengetarja e dashur per publikun e ka lexuar kete dhe ka vendosur qe te reagoje permes nje postimi ne “Instastory”.

“Dhe ja pra miq te dashur kemi edhe keshtu lloj njerezish akoma, ja pra miq te dashur 27 vjet une i kam kaluar me njerez te tille neper kembe, por si puna ime, sa jane? Pastaj mund te thoni qe Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerezit me Fifin? Po si mua sa njerez te tjere bullizohen ne dite? Si puna ime sa femra te tjera perqeshen e neperkemben? Sa njerez te tjere plasin e munden e ti bejne dem vetes? Marre, marre, marre! Nderkohe ty edhe shume te tjereve jau kam lene Zotin o njerez pa njerezi”, ka shkruar Fifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.