Vokshi akuzon grate qe po mbrojne nje “grua” siq eshte Basha./Turp për ju që mbroni akoma dhunën brenda PD-së me urdhër të tij

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit të Lulzim Bashës.

Në postimin e saj në Facebook, Vokshi ka theksuar se është në turpin e tyre që mbrojnë dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhimtur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambjentet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jpnë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambjente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrike, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;

– Turp për ju që cuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

– Turp për ju që tradhëtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhëtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet.  E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vezëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët rë cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *