Bylykbashi: Policia e blerë nga Lulzim Basha ‘Mbyti demokratët me gaz në 8 janar’…..

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka theksuar se protestën e 8 janarit e thirri Komisioni i Përkohshëm për Rithemelimin e PD-së.

I ftuar në studion e Ora News, Bylykbashi tha se një nga vendimet e 11 dhjetorit ishte shkarkimi i Lulzim Bashës që u ratifikua më 18 dhjetor 2021.

Sipas tij, nuk mundet që një kryetar të thotë unë nuk pyes për anëtarësinë time.

Bylykbashi: Më 8 janar ka rënë plotësisht maska e Lulzim Bashës, ka dalë ekzakt ai që është, por ka dalë në sytë e demokratëve. Demokratët që shihni pa ndjenja nga gazi lotsjellës që është hedhur nga brenda PD-së, nga policia që ka hyrë në momentin kur është hapur porta dhe demokratët hynë brenda, përveçse ishin hedhur lëndë të tjera asfiksuese. I kam parë, s’kam nevojë të provoj gjë, të gjithë e kanë parë.

Këto ndodhnin nga brenda PD-së, më pas kur ra porta e blinduar erdhi policia me një preçizion në kohë të paparë.

Bylykbashi tha se policia ka hyrë në koordinim të plotë me Lulzim Bashën. Sipas tij, ata kanë pasur koordinimin më herët dhe kanë ditur se çfarë do të bënin.

Bylykbashi: Është një godinë që me ato ndryshime që i ka bërë Basha, as ne nuk e dinim se çfarë ishte selia e PD-së. Policia e dinte me precizion, me saktësi, me një plan të koordinuar me Lulzim Bashën hyri dhe përdori dhunë ndaj protestuesve të PD-së. Demokratët kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre, të hapnin derën që ja kishte mbyllur një uzurpator i shkarkuar.

Deputeti tha se është jashtë çdolloj konceptimi që dy demokratë të cilët deri dje kanë qenë në të njëjtat përpjekje për të rrëzuar Ramën të luftojnë me njëri-tjetrin.

Bylykbashi: Nuk ka një të cenuar nga personat që kanë qenë brenda dhe as nga forcat e policisë. Ata që janë dhunuar me leje, me thirrje nga Basha janë demokratët që shkuan të protestonin, ishin ata që kishin votuar për ta shkarkuar.

Ajo që ka ndodhur më 8 janar, sipas deputetit është rënia e maskës së Bashës si personi që tentoi të ishte lideri i këtyre demokratëve të cilët i çoi në përplasje. Demokratët kanë  shkuar në burgje për Bashën, tha Bylykbashi, dhe në fund ai i mbyti me gaz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *