Agim Rexha: Shqiptaret e Amerikes nuk e duan Yuri Kim, ajo nuk di se cfare do ne te vertete. Beri gabimin kur i doli kunder B….

Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar rritje të kuotave të diasporës në vendimmarrjen direkte të vendit. Këto komente zoti Berisha i bëri gjatë zhvillimit të Foltores së të dielës me shtetasit shqiptaro-amerikanë. Berisha u shpreh se në qeverinë e PD, përfshirja direkte e përfaqësuesve të saj do jetë një nga pikat kryesore. Pjesëmarrësit vunë në dukje nevojën për më shumë vëmendje ndaj shqiptarëve jashtë trojeve, ndërsa kanë dhe një mesazh për ambasadoren amerikane në Tiranë.

Pjesëmarrësit në foltoren e SHBA-së kanë kërkuar rritje të kuotave të diasporës në vendimmarrjen shqiptare. Zekri Picari, sipërmarrës në SHBA dhe ish-drejtues i FRPD, tha gjatë fjalës së tij se të rinjtë shqiptarë u detyruan të ikin për arsye të modelit të deformuar të sistemit qeverisë së Ramës dhe kjo duhet të marrë fund, ndërsa Bekim Bruka, student i ekselencës, u shpreh se PD ka nevojë urgjente për demokratizim dhe këtu të përfshihet dhe vendimmarrja e shqiptarëve jashtë trojeve.

Nga ana e tij ish-kryeministri Sali Berisha në përgjigje të diskutantëve ka premtuar një rol direkt dhe domethënës të diasporës në qeverinë e nesërme të PD-së. Sipas Berishës Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur.

Agim Rexha, president nderi i Vatrës, u shpreh kritik ndaj veprimeve të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, gjatë fjalës së saj iu kërkoi pjesëmarrësve të kontribuojnë të gjithë për të bërë të mundur ndryshimin e realitetit shqiptar. Lajmetspeciale.info

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.